Çamët e Amerikës dhe komuniteti shqiptar i kërkuan shtetit grek të kërkojnë falje për dëbimin dhe masakrën ndaj popullit Çam 75 vjet më parë

Diaspora

Çamët e Amerikës dhe komuniteti shqiptar i kërkuan shtetit grek të kërkojnë falje për dëbimin dhe masakrën ndaj popullit Çam 75 vjet më parë

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 28 qershor 2019 Në ora: 08:46
Çamët e Amerikës dhe komuniteti shqiptar

NEW YORK CITY : Anëtar të Komunitetit Çam në Amerikë, dhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të komunitetit Shqiptar, nën organizmin e Organizatës Rrënjët Shqiptare, me kryetar Marko Kepin, në kuadër të 75 Vjetorit të Masakrës greke ndaj pupollsisë Çame, zhvilloi sot një protestë para Misionit të Përherëshëm të Greqisë në Nju Jork, në 79 Street dhemes Park Avenue dhe 5 Avenue.

Organizata Rrënjët Shqiptare, e cila para dy javëve organizojë edhe një paradë dedikuar 75 Vjetorit të Masakrës greke ndaj pupollsisë Çame, mbodhi përsëri shqiptarët për të përkujtuar viktimat e Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Por kësaj radhe një simbolikë ndryshe, nga ajo e paradës në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, ku dhjetra shqiptar protestuan për disa orë para misionit grek, dhe, më pasë marrshuan në rrugët e Nju Jorkut, për tu vendosur edhe para Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në Nju Jork .
Protesta që u mbajtë para Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Nju Jork dhe më pas në Misionin Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, kalojë përmes një peticioni në të cilin protestuesit kërkojnë nga të dy qeveritë të pranojnë "gjenocidin" ndaj çamëve, 75 vjet më parë kur në mesin e të maskruarve janë edhe qindra emra fëmijësh të moshës nga 2 vjec deri në 9 vjec.

Në krye të protestës ishte vendosur një parrullë e madhe ku shkruhej “Drejtësi Po, Jo hakmarrje”.

Çështja e Çamërisë, është ngritur për her të parë nga shoqatat e çamëve dhe komuniteti i tyre në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, dhe që atëherë ajo ka qenë një “gozhdë” e madhe në “trarin” e marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe një argument e pa justifikueshëm për shkeljen e të drejtave të njohura ndërkombëtarisht të shqiptarëve të Çamërisë, 75 vjet më parë nga shteti grek, që jo vetëm e injoron Çështjen e Çamërisë, por e kushtëzon qeverinë e Shqipërisë me mos-njohjen e kësaj Çështje.

Protestuesit gjatë gjithë kohës mbanin pankarta dhe hidhnin parrulla, ku i bëhej thirrje Greqisë të kërkonte falje për atë që protestuesit dhe folësit e quajtën gjenocid kundër shqiptarëve të Çamërisë. dhe i kërkuan shtetit grek të lejonin Çamët të ktheheshin në tokat e shtëpit e tyre në Greqinë veriore nga e cila u përzunë 75 vjet më parë.

Protestuesit thanë se Greqia, e cila e quan çështjen e çamëve si joekzistuese, dhe Shqipëria kan nisur bisedimet me qeverinë Rama, dy vjet më parë për një numër çështjesh duke përfshirë kufijtë e tyre dhe, nuk kanë permendur fare se a do të hiqet Ligji i Luftës, që është ende aktivë në Greqi qëkur Italia e Greqia ishin në luftë nga Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore.

Duke iu drejtuar protestuesve me megafonë Marko Kepi, Sali Bollati, Naze Veliu, përball misionit Grek, thanë se donin së pari "një falje për mijëra çamëve të vrarë në shtëpit e tyre, dhe jo ndonjë revansh për masakrën. "

"Ne shqiptarët e Çamërisë nuk duan një hakmarrje, nuk duam ndryshim të kufijve, ne duam një falje, kështu që ne mund të jemi në gjendje të falim dhe të dy popujt mund të jetojnë në mënyrë paqësore dhe ne mund të kthehemi të jetojmë në shtëpitë tona. Ne jemi paqësor ", tha Sali Bollati për televizionin grek ATN1.

Ai tha më pasë se : "Ne duam të kthehemi në shtëpitë tona, për të rimarrë statusin që kishim para se të hiqnim dhunshëm. Ne nuk kërkojmë pronat tona, ne duam atdheun tonë dhe atdheu ynë është Cameria - e cila është Shqipëri edhe emri Epirë, tha ai është emri Shqiponja "

Demonstruesit mbanin pankarata duke lexuar "Çamëria gjenocid; Ne kurrë nuk do të harrojmë" - “Çamëria ëshët Shqipëri” - USA! USA! .

Protestuesit me thirrjet të forta hodhën poshtë akuzat e një grupi protestuesish greko amerikan të cilët akuzonin se Çamët bashkëpunuan me nazistët, mirëpo disa pankarat të shqiptarëve me fotot e mëdha të mbajtura lart nga protestuesit tregonin bashkëpunimin e udhëheqësve grekë të kohës së luftës me pushtuesit nazistë.

Midis grupit të protestuesve shqiptar që ishin të shumë në numër dhe një grupi të vogël të komunitetit grek me në krye Presidentin e Federatës Laconian, Timoleon Kakouros, u krijuan tensione gjatë protestës, por policia njujorkeze vendosi barriera, duke i lënë në distancë dy grupet e protestuesve para Misionit grek.

Rreth 10 greko amerikan që organizuan një pseudo-kundërprotestë ndoshta e sponsorizuar nga qeveria greke?apo segmete anti shqiptar në emigracion që pretendojnë akoma ëndrrën e mellaidesë, zgjodhën edhe kësaj here si kundërprotestë fotografinë e Kostandino Kacifasin, një homogjen i vrarë në një fshat shqiptar ndërsa gjuante me armë kundra policisë shqiptare.

Ai simbas policisë shqiptare është vrarë si një terrorist, mirëpo në qarqet anti shqiptare greke janë duke e ofruar si një viktimë edhe këtu në Amerikë.

Siç u mësua nga NYPD, protestuesit grek, dhe Misioni i Greqisë në Nju Ju Jork, kishin informuar policinë për protestën kundërshtuese, duke informuar policinë, se shqiptarët janë terroristë, dhe mund të priten akte terroriste.

Policia njujorkeze e cila dërgoi një forcë kompetente për të siguruar protestën, nuk lejojë që të kishte përplasje verbale midis shqiptarëve dhe emigrantëve grekë që morën pjesë në protestën kundërshtuese.

Kundra- Protestuesit grek në rrugë po bërtitnin dhe hidhnin fyerje ndaj shqiptarëve, duke krijuar një tension të vogël kundrejt të cilit shqiptarët ishin mjaft të qetë dhe të matur në thirrjet e tyre cka tërhoqën dhe vëmendjen e dhe të kalimtarve dhe forcave të policisë, të ciltë dukesh se ishin në anën e shqiptarëve.

Protestuesit kësaj radhe nuk i kursyen kritikat as për qeverinë shqiptare. Si dhe për politikanët shqiptarë të cilët simbas tyre ende nuk e kanë gjetur kurajon të kërkojnë drejtësi historike nga Greqia.

Në mënyrë simbolike, protestusit në fund të manifestimit përpara Misionit të Greqisë, marrëshuan përgjatë Rrugës së 79, deri sa mbërritën përpara Misionit të Shqipërisë ku protestuan për mungesën e shtetit shqiptar në përkujtimin e 75-vjetorit të një prej tragjedive më të rënda që ka njohur populli ynë.

Ndërsa, misoni ynë përkujton holokaustin nuk ka moralin kombëtar të kujtojë qoftë edhe me një organizmim simbolik 75 Vjetorin e Genocidit të Çamërisë.

Para Misionit të Përherësh të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Marko Kepi që udhëhoqi këtë protestë , nëpërmjet fjalës së tij, tha se qeveria shqiptare nuk ka guxuar as që ta njohë e të mësojë më shumë për paradën që u bë në emër të Çamërisë

“ Dy javë më parë, ishte Kryeministrit Rama, ai i cili publikojë një foto dite atë të pas paradës që na “përqeshi” duke shkruar “Fantastike ! teksa tregonte Reperin Clayvion ëinn në Paradën Shqiptare 2019 në Nju Jork, a thua se nuk kishte fotografi tjetër ditë për të “entuziasmuar” Kryeministri Rama ? tha ai.

Ndërkohë, duke iu referuar ankesën e tyre në emër të protestues paqësore, në fund para shkallve të Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Nju Jork, drejtuesit e saj lanë në kutinë postare një peticionin drejtuar shtetit shqiptar, peticion të cilin më parë e lexoi Marko Kepi, dhe protesta u mbyll me vendosjen e të gjitha pankartave në shkallët dhe në derën e Misionit të Shqipërisë, në shenjë pakënaqësie me qëndrmin indiferen dhe injorues të Misionit të Përherësh të Shqipërisë në Nju Jork .

Në peticionin i cili u la në kutinë postare lexohen emrat qindra fëmijeve të masakruar, dhe theksohej se asnjë nga qeveritë shqiptare për 75 vjet nuk arriti të kërkojnë shfajësimin e për mijëra gra të pafajshëm dhe fëmijët dhe të moshuarit, shqiptarët e Çamërisë.

Po ashtu sot në të njëjtën kohë një protestë në përkujtim të 75 Vjetorit të Genocidit të Çamërisë, para Konsullatës greke në Çikago, një Këshilli organizativ i KSHA-së me shoqatat, organizatat dhe klubet sportive shqiptaro-amerikane, ka marrë pjesë në protestën me kërkesën që Çamëria të jetë e lirë, demokratike dhe populli shqiptar çam të kthehet në tokën e vet.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat