I riu shqiptar bën shqiponjën, dëbohet nga Greqia - Bota Sot
I riu shqiptar bën shqiponjën, dëbohet nga Greqia

Diaspora

I riu shqiptar bën shqiponjën, dëbohet nga Greqia

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:51
Gazetat greke

Mediat greke shkruajnë se një djalë nga Shqipëria 17 vjeç ka bërë simbolin e shqiponjës, që është edhe simbol i shqiptarëve dhe kjo gjë i ka shkaktuar atij dëbimin.

Ngjarja ka ndodhur në portin e Gaios në Paxos. Djaloshi pasi ka realizuar fotografinë, ka hedhur pamjet në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve, i riu shqiptar është arrestuar nën akuzën e fyerjes të simboleve kombëtare. Ai gjithashtu u gjet se ka kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Image

I mituri u dërgua në Prokurorinë e Korfuzit, e cila mori vendimin për dëbimin e djaloshit. Mediat helene shkruajnë po ashtu se hetimet për rastin vazhdojnë, nëse iu riu shqiptar ka ndonjë lidhje me grupe nacionaliste në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...