Shqiptari kapet me 800 mijë euro kokainë dhe 2.600 euro para kesh

Diaspora

Shqiptari kapet me 800 mijë euro kokainë dhe 2.600 euro para kesh

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Një shtetas shqiptar është arrestuar pasditen e 3 korrikut në Itali në krahinën e Comos, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte duke ecur kur policia rrugore e Vipiteno ndaloi makinën e tij tip “Golf”.

Pas kontrollit ushtruar në makinën e tij u konstatua se një pjesë e tapicerisë së brendshme të makinës, ishte lëvizur dhe nuk ishte rregulluar si duhet.

Kjo rriti dyshimet e policisë se shqiptari ishte duke fshehur diçka dhe pas vijimit të kontrollit u gjet dhe sekuestrua rreth 6 kilogramë kokainë, e mbështjellur me qese, e cila nëse do të dilte në treg kapte vlerën e 800,000 eurove.

Menjëherë shqiptari u vu në pranga për trafik ndërkombëtar të drogës dhe u dërgua në burg e Bolzanos.

Krahas kokainës u sekuestruan 2.600 euro para kesh, mjeti i përdorur për transportin e kokainës, së bashku me telefonin celular të shqiptarit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat