Diaspora shqiptare, një frymë e re pas tridhjete vitesh “fallco demokraci” - Bota Sot
Diaspora shqiptare, një frymë e re pas tridhjete vitesh “fallco demokraci”

Diaspora

Diaspora shqiptare, një frymë e re pas tridhjete vitesh “fallco demokraci”

Nga: Marsela Koci Më: 5 korrik 2019 Në ora: 16:27
Marsela Koci

Kjo eshte politika shqiptare e ketyre 30 viteve , njera e shenuar nga ’97 dhe nga Lazarati, qe beri me qindra te vdekur, tjetra e shenuar nga lufta kunder te varferve dhe detyra per te boshuar Shqiperine nga te rinjte dhe inteligjenca e saj, e shenuar nga Mariuna dhe avjonat e rene mbi plazhet shqiptare plot me kokaine, dhe tjetra qe rri gjithmone aty ne mes dhe e dime se kush rri ne mes cfare roli mund te kete mbi ceshtjen , ajo qe shenoi zhveshjen e plote te pasurive natyrale shqiptare dhe bankare te kesaj Shqiperise sone me ndihmen e dy te parave.

Diaspora shqiptare ka luftuar gjithmone ne linje te pare per çeshtjen dhe identitetin e Shqiperise, me kontribute te medha per pavaresine e nje Shqiperie qe ka pas gjithmone per te luftuar dhe per t’ju bere balle armiqve te jashtem, qe kane dashur gjithmone t’a pushtojne qe nga kohet romake te pushtimi osman e deri ne luften e dyte boterore, per te mos harruar luften e tmerrshme te Ballkanit qe perfundoi me pavaresine e Ksoves. Por kjo eshte nje histori tjeter. E shenuar nder shekuj nga luftera qe nuk ka deklaruar kurre te tjereve por nga te cilat ka qene gjithmone e detyruar te mbroje intergritetin dhe pavaresine e territorit te saj. Shqiperia dhe armiqte e saj milenare te jashtem , ka gjetur gjithmone ne vetvete forcen per t’u bashkuar dhe per te luftuar kunder atij te cilit e ka luftuar , copetuar dhe lene ate qe sot eshte vetem gjysma e asaj qe ishte, nga 1913 me Planin Marshall kur Europa tinezare vendosi t’i copetoje krahet natyrale te saj.

Sot, ne ate Europe jetojne me miliona shqiptare qe ne te njejten menyre si atehere jane gati te japin jeten per vendin e tyre, por sot luftohet me nje armik te brendshem jo me te jashtem , sot armiqte e Shqiperise jane pushtetaret e saj, persona te pashpirt, merciless, do te thuhej ne anglisht qe permbledh me se miri kuptimin e ketyre qenieve pa skrupuj dhe pa asnje pike dashurie per vendin dhe njerezit e tyre. Kane qene 50 vjet sistem totalitar ne te cilin Shqiperia e izoluar ne vetvete ka luftuar me nje armik te padukshem , me friken qe te ndertonte rruge dhe ne vend te tyre ndertonte bunkere per t’u fshehur nga armiku i jashtem, i padukshem por qe te dukshmin e kishte aty perpara syve, mes kolegeve te punes, komshinjve te shtepise, mes shokeve te klases qe i kishte injektuar ne tru dhe ne imagjinaten e shoqerise shqiptare friken dhe ndjenjen e autombrojtjes, gjithmone ne alert. Shqiptaret jane mesuar me frike, me rregulla te impostuara nga lart edhe nga person i vetem, por ishin ata, shqiptaret e atehershem, te mbyllur ne ate rreth ku nuk dihej as ekzistenca e botes se jashtme.

Sot, mbas vitesh distante nga renia e atij rrethi shqiptaret pane qe bota eshte e madhe, qe pas atyre kufijve ekzistonin popuj, kultura, tradita qe e pasurojne boten. Sot, akoma me e rendesishme, shqiptaret kane pare se Shqiperia nuk eshte vetem ajo 28 mije metra katrore terren por jane pjese e saj edhe ato krahet e shkeputur te saj te vitit 1913. Shqiperia qe flinte per 50 vite, u zgjua dhe u be koshiente per ate cka me te vertete perfaqeson dhe eshte ne kete Europe te ciles i perket. Nje Europe gjeografikisht e perbere nga pjese te rendesishem te territoreve te saj por qe politikisht nuk i intereson asnjerit per t’a pranuar si te tille dhe per c’ka eshte ne te vertete. Sot, Shqiperia mbas 30 vitesh distance, te kesaj “fallco demokracie” eshte e ndergjegjshme se armiku per te luftuar nuk eshte jashte mureve te saj, por ka mbetur brenda kufijve te saj, dhe kush eshte inteligjent nuk do shume t’a kuptoje. Shqiptaret per fat te mire mbahen si nje popull inteligjent.

Armiqte imagjinare te 50 viteve te meparshme nuk ishin tjeter pervecse bashkeqytetareve te saj qe te etur per para nuk kane dashur kurre qe t’a lene te lire Shqiperine. “Jemi te destinuar te vuajme nga pasurite tona, pasuria jone eshte mallkimi yne” thote nje nga shkrimtaret dhe mendimtaret me te medhenj uruguajane dhe latino amerikan, Eduardo Galeano ne librin “ Venat e hapura te Amerikes Latine”. Me nje program sistematik te “brain drein” kane vazhduar te largojne nga vendi me miliona te rinj dhe intelektual shqiptare, sistemi i ri “demokratik” nuk eshte me ai qe i shfarroste fizikisht “armiqte/inteligjencen” e popullit, por ai i largimit te tyre nga territori, ku te mund te krijonin nje elite personash ne te cilen te besonin pushtetin i perbere gjithmone nga familiare, miq dhe njerez te besuar nga drejtuesit e Shqtetit dhe ai i konfiskimit te vendit duke e perqendruar ne duart e pak personave, dhe s’ishte aspak pra objektivi reforma demokratike sikur c’do vend demokratik do ta kerkonte. Sot, nuk eshte me nje qe drejton kete sistem, si para ketyre 30 viteve, sot jane disa, te jemi precise mund te jene jo me shume se 2000 persona, qe ne keto 30 vite kane konfiskuar tokat, kane drejtuar aktivitete te cilave u jepnin ne tendera afatgjate pasurite natyrale te Shqiperise edhe deri ne 99 vjet, me te cilet ndajne edhe sot, perfitimet, kane gllaberuar arin dhe pasurite e vendit dhe kane kthyer ne skllave shume gra shqiptare qe punojne ne fabrikat e ketyre te huajve per 100 euro ne muaj, gra pa burra shpesh te cilet jane emigrante jashte shtetit, gra qe mbas vitesh pune ne keto fabrika ku nuk ka absolutisht nje kontroll te denje dhe te rregulluar me ligj shpesh perfundojne te semura nga semundje te pasherueshme. Gra qe per te mbajtur familjen dhe femijet jane te detyruara te bien ne kompromis me padronet, gra qe perfundojne si skllave te ketij sistemi kapitalist te kesaj “fallso demokracie” shqiptare te ketyre 30 viteve.

Tridhjete vite me pas, ku te dyja palet kane bere lufte por gjithmone aty dhe gjithmone te njejtet jane ne krye te qeverive qe ndryshojne , parti me te njejtet emra dhe te njejtat fytyra por qe gjithmone te pangopura mbi shpatullat e kesaj Shqiperie tashme te lodhur dhe te kthyer ne nje skllave. Kane ndryshuar skenaret politik, Kosova , krahu I veriut shqiptar u be e pavarur, te rinjte shqiptare te emigruar jashte shtetit u bene burra e gra te ndergjegjshem te apartenences dhe histories se tyre, gati per t’u kthyer ne ate vend ku natyra I ka falur shume, te formuar ne universitetet me te mira te botes, me ne zemer gjithmone Shqiperine e tyre, te lodhur duke pare per tridhjete vite te njejtat fytyra ne politiken shqiptare, te lodhur duke degjuar te njejtet emra qe rinovohen. Nje pyetje te vjen spontanee: Nuk jeni lodhur duke bere politike me pretekstin se do rregulloni Shqiperine? Gje qe s’keni arritur ta beni per 30 vite “demokraci fallso”! Me nje opozite qe ngre tensionin dhe ka frike te hyje ne parlament per te votuar ligjet mbi reformen e drejtesise, nje President Republike qe tashme eshte kthyer ne nje manikine ne duart e nje opozicioni dhe boikoton zgjedhjet dhe nje mazhorance qe shpreson qe te pakten pasardhesit e tyre te mund t’jua leje nje nga te besuarit e tyre, duke luajtur lojen e opozicionit por e ndergjegjshme qe nderkombetaret i rrine te koka per te vazhduar ne rrugen e reformes mbi drejtesine dhe jo me e besueshme perpara syve te qindrave shqiptareve jashte dhe brenda vendit.

Dje, nuk di te them nese ishte per fat apo per mbrojtje nga dikush qe don te miren e shqiptareve dhe s’do ne asnje menyre nje tjeter lufte civile si ajo e ’97-es, nuk ndodhi asgje e keqe. Kishin mberritur lajme nga me te tmerrshmet, qe do te kish pasur te vrare mes popullsise, terror neper rruge, te gjitha lajme qe nuk di nese vine nga opozita apo opozita. E rendesishme qe asnje shqiptare nuk humbi jeten, dhe shpresojme qe asnje mos te humbi vendin e punes se perse shkoi e votoi. Shqiptaret dje shkuan te votonin. Shkuan vetem 15 % e popullsise dhe me shume probabilitete do te jene ata qe punojne per partine dhe kush punon neper istitucione dhe administrate drejteperdrejte te varur nga partia. Te tjeret ndoqen (Sh)keshillen e opozicionit dhe te nje lideri qe e quan veten demokrat si Lulezim Basha por qe diten e votimeve shkoi te rinfreskohej ne det. Ndodhin gjera te cuditshme ne Shqiperi, ku per vite e dine se eshte luftuar per te drejten e votes dhe kur me ne fund e kane ne dore te votojne per te nderruar gjerat, lind pa evitim nje tjeter pyetje spontanee: Pse nje opozite qe kerkon prej muajsh ne protesta neper rruget e Tiranes dhe te tjera qyetete shqiptare, doreheqjen e Kryeministrit dhe qeverise qe ai perfaqeson, e me ne fund kur e ka nje metod per te nderruar situaten, me nje arem te paqte ne dore, sic eshte vota, e anullon voten dhe therret simpatizantet e tij te mos prezantohen ne votime?! Pa e marre ne konsiderate pastaj, thirrjen anti-kostitucionale qe Presidenti i Shqiperise i bene njerezve per te anulluar dhe bojkotuar zgjedhjet , thirrja e nje personi qe ka bere gjithmone koalicione si me te majten dhe te djathte dhe i ka ndihmuar te arrijne aty ku jane nder vite, fale lidhjeve te korruptuara me rrugacerine, motodave te klientelizmit qe perdor per te marre vota e pushtet.

Nje parti tashme e humbur, mes percarjeve te brendshme ( edhe deri mes gruas e burrit) dhe njerezve qe s’u besojne me si atehere kur quhej Partia e Integrimit per Zhvillim, ne te cilen kish besuar deri edhe nje idealist si gjyshi im, (qe do te rrotullohej ne varr ne kete moment nga tmerri qe kjo parti u trasformua), qe per zhvillim llogariste ne emra te administrates qe barazohen me kapo fshatrash per te kontrolluar, korruptuar dhe kercenuar ata te cilet nuk jepnin voten apo ngrinin koke. Kjo eshte politika shqiptare e ketyre 30 viteve , njera e shenuar nga ’97 dhe nga Lazarati, qe beri me qindra te vdekur, tjetra e shenuar nga lufta kunder te varferve dhe detyra per te boshuar Shqiperine nga te rinjte dhe inteligjenca e saj, e shenuar nga Mariuna dhe avjonat e rene mbi plazhet shqiptare plot me kokaine, dhe tjtra qe rri gjithmone aty ne mes dhe e dime se kush rri ne mes cfare roli mund te kete mbi ceshtjen , ajo qe shenoi zhveshjen e plote te pasurive natyrale shqiptare dhe bankare te kesaj Shqiperise sone me ndihmen e dy te parave. Nuk mund te rrish gjithmone me nje kembe ne dy kepuce. Me vjen te them se c’do Perandori bie, dhe qe ka ardhur koha te rrezohet dhe kjo perandori hajdutesh, te korruptuarish, vrasesish endrash per te rinjte, kjo perandori njerezish egoiste, prepotent dhe njerezish rruge te mesuar me klientelizem te stilit mafioz, te importuar kushedi se nga cfare shteti me te cilin bejne pazare , tregti e dallavere, ne nje Shqiperi qe tashme duket e lodhur, e munduar, qe duket se ska me se ku te besoje, besimi I se ciles tashme eshte vetem te nderkombetaret, te pranishem ne vend per te vrojtuar zbatimin e reformes se drejtesise dhe reformave drejt bashkimit me UE.

Une mund te them vetem dicka: Shqiperise nuk i mungojne personat e formuar, inteligjenca humane qe ka bere emer kudo qe ndodhen ne Perendim, te rinj qe mezi presin te rikthehen ne vendin e tyre dhe te mund te kontribuojne ne zhvillimin e saj, intelektuale dhe profesioniste, burra e gra te artit, te cultures, organizues perfekt ten je sistemi qe ndihet se duhet te ndryshoje, e rendesishme eshte te vazhdosh te besosh ne nje alternative, qe nje alternative eshte gjithmone per Shqiperine, per gjeneratat e reja, per Atdheun dhe qe ka gjithmone dhe do te kete persona te cileve nuk I dridhet qerpiku te thone ate c’ka mendojne ne fytyre maskarenjve dhe arrivistave te momentit. Une njoh shume nga ata!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...