Vdiq nëna që lindi doktorin

Diaspora

Vdiq nëna që lindi doktorin

Nga: Maxhun Smajli Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:02
Vdiq nëna që lindi doktorin

Mëngjeseve të Dr. Ibrahimit u mungon nëna! Ah, nëna që rrezikon vdekjen për të sjellë jetën. Kjo nënë, për të cilën meriton të thuhet e shkruhet pafundësisht ka lindur njeriun e zemrave tona, Dr. Ibrahimin. Ka lindur njeriun që po derdhë jetën pranë shtratit të pacientit, duke i shëruar dhe larguar dhimbjet që kanë. Duke sjellë gëzim tek pacienti, Dr. Ibrahimit, i qeshë fytyra. E, neve na kujtohet Profeti Muhamet, kur thotë: “Vepra e mirë është ajo vepër që njeriun e bënë t'i qeshë fytyra nga gëzimi”.

Por, ndodhë që edhe mjekut që shëron zemra t'i lëndohet zemra. Mortja, ajo që gjithmonë merr e asnjëherë nuk jep, errësoj diellin që i epte jetë natyrës pranverore të këtij viti ( 2019 ). Në pranverën e saj të fundit, nënë Behija, fugon drejtë botës së përtejme. Pikërisht në këtë pranverë kur dashuria dhe jeta për burrin dhe familjen kishte shpërthyer me tërë madhështinë. Në kohën kur madhështia ngre në piedestal fenomenin “nënë e grua e zonja” që kalon provën e zjarrit dhe vuajtjeve të pa fund të femrës shqiptare.

Rrugës për tek nëna, një e therme përshkoi zemrën e butë dhe shumë të mirë të Dr. Ibrahimit. “Më prit, nënë, se erdha. Mos më ik. Gati jam tek ti, nënë. Dua të të ledhatoj si gjithherë. Më merr në kraharorin tënd, sepse dashuria për ty, nënë është e fortë sa vdekja”. I drejton sytë nga qielli dhe me dëshpërim e ndrydhur dhimbje, i drejtohet Zotit: “O, Zot i Madh e i gjithëpushtetshëm, Ti që shove dritën e jetës së nënës sime, që më veshi me rrezet e tuaja, dritë shprese e jetës sime, mëshiroje dhe shpërbleje me xhenetin e merituar.

E pame për nënën!

Erdhëm në Gjermani. Të huaj jemi ne. Fqinjët nuk i trazon vdekja e nënës së doktorit. Ata shikojnë me habi turmat e njerëzve që vinë për ngushëllim nga katër anët e Gjermanisë dhe nga Austria. Në këtë pjesë të botës, në Eggenfelden të Bavarisë, shoh njerëz që kanë bërë qindra e mijëra kilometra për t'u sjellë lehtësim, Dr. Ibrahimit dhe njerëzve të tij; Ajdinit, Nehatit, Riadit, Bekirit, Neharit, Miranit dhe Arlindit nga Blaça e Opojës së Prizrenit. Në rreshtin e gjatë të pritësve ishin radhitur edhe anëtarët e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shqiponjat e Bayernit”.

Sado që përpiqeshin t’i përballonin dhimbjet për nënë, Behijën, sytë e doktorit dhe familjarëve të tij tradhtoheshin nga lotët. Lot këta që ndikonin fuqishëm edhe tek të pranishmit në sallë. Herë-herë, Dr. Ibrahimi, tretej në mendime. Kujton fluksin e buzëqeshjeve të nënës, kur e mbështillte ëmbëlsisht me afshin e ngrohtë engjëllor. Ato buzëqeshje sikur i epnin krahë doktorit, Ia ngrohnin shpirtin e zemrën e tij. Një rrymë e ngrohtë i një shpirti nëne, sikur po vraponte edhe drejt nesh, pacientëve dhe shokëve të birit të saj.

Ishte e dhimbshme për ne kur u larguam nga doktori, kujtimet e të cilit ktheheshin prapë tek nëna që u mungonte mëngjeseve të tija, me ngushëllimet tona: “Shpirti i nënë Behijës u preftë në paqen sublime të merituar- në xhenet!” Amin

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat