Dita e parë në Danimarkë pas pushimit 1 muaj në Kosovë! - Bota Sot
Dita e parë në Danimarkë pas pushimit 1 muaj në Kosovë!

Diaspora

Dita e parë në Danimarkë pas pushimit 1 muaj në Kosovë!

Nga: Naim Kadishani Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:17
Naim Kadishani

Sot me duket krejt ndryshe pa makina të shumta në trotuare e rrugë, pa zhurmë që ti prishë veshët, pa pluhura, pa bërllok në çdo cep të rrugës pa restorante në çdo 10 m, pa parkingje në rreth rrotullim pa e pa shume gjëra tjera. Patjetër pa dhe disa miq qe flisnim për Kosovën e sëmurë e që vështirë do te gjejë shërim nga kjo sëmundje qe ia dhuruan politikanet tan por që prap se prap fajtorë është vet populli që i ka votuar dhe i voton duke u arsyetuar se të gjithë janë te njëjtë.

Gjatë gjithë muajt nuk pash asnjë policë në rrugë me përjashtim të njësisë speciale dy herë nga 5 min. Por edhe me habiti fakti se as makina të mërgimtarëve nuk pash si në vitet tjera , ndoshta ka qenë ende herët dhe se nuk kanë ardhur ose kanë shkuar me pushime në deti dhe pastaj kthehen dhe në Kosovë. Mua prapë do të me merr malli të shkojë sepse është vendi ime dhe e dua shumë por pëlcas nga inati se si nuk e shoh duke ecur para si vendet tjera.

Po i kujt është faji a thua? Faji është i imi e të gjithë neve që jetojmë jashtë, sepse kemi dhënë para, vend e pa vend dikush duke ndihmuar e dikush duke u mburrur se ka para . Faji është imi sepse sa herë që shkojë marr makinë me qara vetëm sa të më shef dikush se kam para dhe makinë të mirë, e edhe policisë se Kosovës u del punë me mua shkaku i vozitjes së shpejt në rrugë.

Shpresojë që edhe ne, e edhe populli te kthehen aty ku duhet të votojnë atë qe punon për vendin, dhe pastaj dhe neve të na i shtrëngojnë dadot që të sillemi dhe bëjmë atë që duhet bërë për vendin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...