Arrestohet shqiptari që grabiti dyqanin dhe u arratis duke përplasur disa makina

Diaspora

Arrestohet shqiptari që grabiti dyqanin dhe u arratis duke përplasur disa makina

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

Pasditen e djeshme në datën 9 korrik 2019, rreth orës 16:30 një alarm për grabitje u lëshua në një biznes në Via Pisana në Firence.

Një 32 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte i pajisur me një tub metalik kishte hyrë në biznes dhe nën presion i kishte kërkuar punonjëses të dorëzonte të gjitha paratë.

I ballafaquar me rezistencën e punonjëses dhe ndërhyrjen e pronarit, shqiptari ishte larguar duke mundur të marrë vetëm një smartfon dhe një shumë parash, vlera e të cilave nuk dihet.  

Menjëherë pas këtij momenti, referuar informacioneve të policisë 32-vjeçari kishte hyrë në një makinë, duke ikur dhe duke goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.

Shqiptari kishte mundur t’i shpëtonte policisë e cila ishte vënë në ndjekje të tij, por teksa ishte nisur në drejtim të Novolit, ishte identifikuar nga një agjent i policisë rrugore.

Më pas shqiptari tentoi të ndryshonte destinacion, duke braktisur makinën dhe duke u larguar në këmbë. Ai u mundua të fshihej në një kopsht, por u kap nga policët të cilët ishin angazhuar në ndjekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat