Shqiptari nga Kosova dënohet në Itali me dy vjet burgim për terrorizëm

Diaspora

Shqiptari nga Kosova dënohet në Itali me dy vjet burgim për terrorizëm

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:52
Gafurr Dibrani

Gjykata e Apelit në qytetin Brescia të Italisë, ka konfirmuar se shqiptari nga Kosova Gafurr Dibrani është dënuar me dy vite burgim.

Dibrani, 27 vjeçar, është akuzuar për publikim të disa videove dhe komenteve të bëra që kanë të bëjnë me organizatën terroriste ISIS. Dy vite më parë, kosovari ishte ekstraduar nga Italia për Kosovë.

Marca Capra, Avokati i Dibranit, ka kërkuar lirimin e Dibranit, por kërkesa e tij është refuzuar nga gjykata, shkruan la Repubbblica.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat