Çitaku: Shqiptarja nga Kosova, kampione e matematikës në kantonin e Cyrihut

Diaspora

Çitaku: Shqiptarja nga Kosova, kampione e matematikës në kantonin e Cyrihut

Nga: A.ZH Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:59
Dorea Robelli është vetëm 14 vjeçare

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, ka treguar se një shqiptare nga Kosova, është shpallur kampione e kantonit të Cyrihut në matematikë.

Dorea Robelli është vetëm 14 vjeçare, por ka korrur këtë sukses, përcjell Bota sot.

Çitaku në një postim në Facebook, ka thënë se diaspora po na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport.

“Të dashur miq, Më lejoni tua prezentoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë.

Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukeseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14 vjeçare. Mbane mend këtë emër! Të lumtë! #ZemraMal”, ka shkruar ambasadorja Vlora Çitaku në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat