Sekuestrohen municione në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Diaspora

Sekuestrohen municione në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:19
Policia italiane e Castellaltos

Policia italiane e Castellaltos ka vënë në pranga dy shqiptarë, nën akuzën e vjedhjes së disa armëve në zonë  e Giulianovës.

Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë RP, 37 vjeç dhe një tjetër rreth 45 vjeç, të dy me qëndrim në Castellalto.

Policia bën me dije se makina në të cilën po udhëtonin shqiptarët u ndalua për një kontroll. Soi rezultat i kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në bagazhin e makinës 4 pushkë gjahu, 2 kuti gjysmë automatike plumba pistolete respektivisht 6.35 dhe 7.65. Të gjitha armët ishin denoncuar si të humbura më parë nga pronari i ligjshmëm.

Shqiptarëve iu gjetën gjithashtu një shkopi prej druri bejsbolli dhe një fyell i madh.

Ndaj tyre u mor masa e arrestit shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat