Udhë brezash - Bota Sot
Udhë brezash

Diaspora

Udhë brezash

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:06
Skënder Karaçica

Nuk kemi njerëz për të humbur,kështu thoshte në takimet e tij në udhën e brezave shqiptarë,profesor Anton Çetta.

Në tekimet me brezat(në shtypin e shkruar dhe TV),kam veneruar se herë-herë ata flasin për profesionet e tyre,për angazhimet në drejtimet dritëhije për kohën,por mos të harrojmë se brezat e kohës në vitet (1912-2019),secili ka vënë nga një gurë në Panteonin e Kombit Shqiptar dhe në Tokën Jallane të Atdheut!

Me gëzoi dritëhija kur e shikoja në TV Klan(Emisioni,,Oksigjen,,)shkrimtarin e ri nga Drenica Azem Deliu(23 vjeqar)që ka marrë udhën e mbarë të artit të letërsisë dhe,kur e kur premton për të ardhmen e letërsisë që do të krijojnë brezi i ardhshëm i shkrimtarëve në Kosovë.

Kosova përmes artit është afruar paksa më Evropën.Atje si komb e kemi vendin,këtë e kemi treguar në historinë tonë dhe në alfabetin e gjuhës shqipe me shkronjat latine që nga koha Buzukut(1555)madje edhe më herët sa kjo kohë,që historianët e gjuhës shqipe të lashtë përmendin (1332...1462...dhe mbase hulumtuesit e rinj shkencorë do të gjejnë argumente tjera historike nëpër vite...

Në emisionin,,Oksigjen,,shkrimtari i ri nga Drenica shpaloj një pjesë të udhës dhe librat e lexuara në livadhet e katundit si bari lopësh dhe,tashti në një shkallë të duhur të krijimtarisë së tij në prozë dhe poezi të përkthyera në gjuhët e popujve evropianë...

Si shkas që të shkruaj këta pak rreshta për shkrimtarin e ri Azem Deliu,i cili me shkallën e dijes që kishte fituar përmes leximit të botës së pashtershme të librit,fliste dhe fliste në përthekimin e botës së artit,që padyshim entuziazmi i tij do të mbajë pip në këmbët e vet për të ardhmen e tij si shkrimtar i përmasave evropiane(nuk do e parafrazoi si ,,Kadare i dytë,,)!

Mirëpo,këtë herë paksa me ka mbetur hatri se shkrimtari i ri nga Drenica,Azem Deliu kur është pyetur shkurt e shqip nga autori i këtij emisioni(Besim Dina),i cili di të begatojë programin e tij:Qosja apo Lubonja...?Këtu,shkrimtari i ri pakëz mbeti në mes të udhës kah të shkoj dhe çfarë të thotë...?Ai zgjodhi paksa si në heshtje Lubonjën,ndërsa e la në një këndin e errët të emisionit Profesor Qosjen,që është thënë ndër vite se ai është i përmasve intelektuale në Ballkan që secili popull do të kishte lakmi që të ketë të vetin.

Për fund brezat që vijnë në shkallët e shkollës krijuese,duhen kur e kur flitet për brezat e kohës të kenë të paktën një mirësjellje...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...