Dashuria për vendlindjen nuk njeh kufi - Bota Sot
Dashuria për vendlindjen nuk njeh kufi

Diaspora

Dashuria për vendlindjen nuk njeh kufi

Nga: Aziz Bytyçi Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:42
Nuha Krasniqi

Dashuria për vendlindje nuk njeh kufi Përveq shkollës fillore dhe gjimnazit,studimet i mbaroi në vitin 1980-të , në afat rekord dhe në vitin 1981 punsohehet si arsimtar i lëndës së Historis dhe Gjeografisë. Ndërkohë ka vazhduar edhe fakultetin e gjeografisë në Prishtinë. Kur në vitin 1985 Serbia po pregaditej për suprimimin e autonomisë së Kosovës,pas diskutimev dhe debatev të nxehta në kundershtim të ndrrimeve kushtetuese që qonin në drejtim të suprimimit të Autonomisë me fakte historike kishte deshmu se „çdo ndryshim i platformes politike të mbledhjes së AVNOJ-it që u mbajt me 29 Nëntor të vitit 1943 ku edhe u vendosen themelet e RSFJ-së qonë në shkatrrimin e Jugosllavisë së Titos“ Pas keti qendrimi z.Krasniqi shpallet i papërshtatshëm ideopolitik dhe përjashtohet nga LKJ,pas heqjes së të drejtës së fjalës. Me 1991 kur pranoi ftesen nga organet e sigurimit,gjoja për një bised informative vendosi të largohet përkohësisht ngs Kosova për në Gjermani.Me largimin nga Kosova nuk u largua dashuria për atdhe dhe kontributi,përkundrazi të gjitha forcat i kishte orjentu po në këtë drejtim në mënyrë që në njëfarë forme ta kompenzoj boshllëkun që kishte lën te nxënësit në dhënjen e mësimit dhe edukimit. Vitet 90 - ta , në Gjermani i shfrytëzoi në sensibilizimin e çështjes së Kosovës qe po e përjetonte dhunën dhe tmerrin e të ashtuqujtur Jugasllavia e re. Gjatë kësaj kohe kontaktoj miq Gjerman , organizata ndërkombetare – humanitare , si ajo e kryqit të kuq gjerman zhurnalist e publicist e të tjerë , duke e paraqitur situaten reale alarmante në Kosovë. Gjat luftës ishte angazhuar në menyrë intenzive në kontributin e fondit vendlindja thrret dhe kishte bërë marrëveshje me kryqin e kuq për dergimin e barërav në Kosovë permes kompanisë ajrore Sharr Turist në bashkpunim me , z.Lazim Destani. Pas qlirimit të Kosoves u orjentu , përveq përkrahjes në ndihma kishte bërë disa marrëveshje me disa kompani për investime dhe rindertimin e vendit , si në aspektin ekonomik , shëndetësor dhe juridik. Në vitin 2011 kur Eulexi kishte ngritur aktskuza ndaj disa luftetarëve të UÇK-së kontaktoi dhe i bindë disa avokat që ta hapim një avokatur në Kosovë që të mbrojnë viktimat nga padrejtësit Njëri prej avokatëve ishte edhe këshilltar i Bundestagut gjerman dhe avokati  për çështje penale. Ne vitin 2013 ishte punsuar si shef i zyres në konsullaten e Liberisë ne Düsseldorf ku merr pjesë në shumë konferenca të ambasadorëve të vendeve afrikane dhe krijon një përvojë mjaft të mirë në diplomaci. Prej vitit 2014 punësohet si asistent te Dr.Kirchner avokat për çeshje penale dhe migracion dhe më pastaj te Dr.Spormann avokat për çeshtje penale dhe profesor në universitetin e Dyseldorfit. Prej vitit 2015 është asistent i avokatit gjerman Prof.Dr.Ulrich Sommer avokat i specializuar në çeshtjeg penale me i suksesëshmi në Gjykaten Europjane për Liritë dhe të drejtat e njeriut i licencuar në tegjitha nivelet e gjykatës Europjane dhe Profesor në univerzitetin e Kelnit. Me formimin e gjykatës speciale për Kosovë bashk me avokatin e mirë johur Prof Dr. Ulrich Sommer shkon të kontriboj duke kontaktuar në mbajtjen e seminarit të avokatëve të Kosovës me kerkesen e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosoves z. Osman Havolli. Me këtë rast kishin bërë edhe vizit ministrisë së drejtësisë dhe RTK-së , ku mbajti një intervist për gjykatën speciale për Kosovë e formuar nga politika dhe e veqant që nuk ekziston në hierarkinë e drejtësisë. Me 23.12.2017 u mbajtë kongresi i organizatës së Unitetit Global Alban aty u zgjodha kryetar për Diaspor dhe pas kësaj e rgjistruar zyrtarisht në Gjermani si organizat joqeveritare me interesa të pergjithëshme shoqërore.Përveq programit kombëtar kjo organizatë ka veprimtarin për mirëkuptimin e popujëve,integrimin, tolerancen,kulturën dhe ruantjen e traditav kombetare , sportin dhe lirit e të drejtav të njeriut. Pa bashkim të shqiptarëve nuk ka bashkim të teritorev shqiptare. Pa mirëkuptim te popujëve nuk ka paqë,pa tolerancë dhe integrim nuk ka jetë te perbashket ,pa kulturë dhe ruajtje të traditave kombetare nuk ka vlera,

Perfundon, për të përditshmen kombetare “Bota Sot”, kryetari i UGA-se, për diaspor dhe njëherit asistent i Avokatit të Gjykatës Ndërkombetare Europiane, professor Nuha Krasniqi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...