Edhe Lobi Shqiptar reagon për dorëheqjen e Haradinajt - Bota Sot
Edhe Lobi Shqiptar reagon për dorëheqjen e Haradinajt

Diaspora

Edhe Lobi Shqiptar reagon për dorëheqjen e Haradinajt

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:54
Ramush Haradinaj

LOBI SHQIPTAR e ka pritur me keqardhje të madhe e indinjatë të thellë Ftesën e Gjykatës Speciale, në Hagë, për intervistim, në cilësinë e të dyshuarit, të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më shumë sesa me të Drejtën Ndërkombëtare, Ftesa e Gjykatës Speciale, në Hagë, drejtuar kryeministrit Haradinaj dhe shtetatsve të tjerë të Kosovës, si dhe vetë formimi i Gjykatës Speciale vetëm për “krimet e supozuara të UÇK-së“, dhe jo për krimet serbe në Kosovë, - ka të bëjë me padrejtësinë ndërkombëtare që po i bëhet Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Të edukuar në frymën e barazisë para Ligjit, në shtetet e demokracisë perendimore, ku po jetojmë e po punojmë me dekada, jemi të bindur se Gjykata Speciale, në Hagë, ku do të gjykohen vetëm “krimet e Supozuara të UÇK-së“ Kosovës, por jo edhe krimet serbe mbi shqiptarët, që janë dëshmuar e mund të dëshmohen katërçipërisht, - është Gjykatë e njëanshme dhe plotësisht politike.

Dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, pas marrjes së ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale, LOBI SHQIPTAR e çmon lart, si akt moral i një burrështeti të përgjegjshëm.

Për Lobin Shqiptar

Kryesia e përkohëshme e Lobit Shqiptar

Kryesuesi Skenderbeg Klaiqi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...