U nisën për Kosovë, por përfunduan në një aksident të tmerrshëm në Kroaci, kjo është gjendja shëndetësore e vëllezërve

Diaspora

U nisën për Kosovë, por përfunduan në një aksident të tmerrshëm në Kroaci, kjo është gjendja shëndetësore e vëllezërve

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:28
Aksidenti

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në Kroaci, në pjesën afër kufirit me Serbinë.

Vetura e tipit Mercedes A3 ka marrë flakën dhe është bërë copë-copë pasi humbi drejtimi.

Pasi humbi drejtimin, vetura shpërtheu në flakë, por që për fat të mirë, zjarrëfikësit dhe emergjenca kanë qenë afër kësaj zone duke intervenuar me shpejtësi.

Indeksonline ka mësuar identitetin e dy shqiptarëve dhe gjendjen e tyre aktuale shëndetësore. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Bujanoci, me qëndrim në Zurich të Zvicrës.

Vëllezërit M.Shabani dhe M.Shabani raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.

Të dy shqiptarët ishin transportuar në spitalin e Vinkovcit, ndërsa mbrëmë njëri nga të lënduarit është transportuar në një spital më të avansuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat