Italia publikon emrat e 7 shqiptarëve që u kapën për trafik kokaine dhe kanabisi

Diaspora

Italia publikon emrat e 7 shqiptarëve që u kapën për trafik kokaine dhe kanabisi

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 23:13
Te arrestuarit

Dy ditë pas operacionit në Bolonja mediet e vendit fqinj kanë publikuar emrat e 7 shqiptarëve që janë arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi. Droga trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa më pas shpërndahej në qytete të ndryshme me bazën në Bolonja.

Nga 35 të dyshuar, në pranga ranë 17, nga të cilët 7 ishin shqiptarë. Shqiptarët kishin rol vendimtar, jo vetëm për transportin, por edhe për shpërndarjen dhe drejtimin e grupit. Nga operacioni janë sekuestruar 1600 kg kanabis dhe 2 kg kokainë.

Banda komunikonte me kode, ndërsa shqiptarët kishin pseudonime për të mos u identifikuar, por policia arriti në gjurmët e tyre pasi prangosi një maroken, i cili tregoi më pas se kanabisin e kishte blerë nga shqiptarët jashtë një qendre tregtare në Bolonja.

Lisver Binaj, i njohur si Tomy ose Tommy 36-vjeç
Amiando Giorntami i njohur si “aaaa” 27-vjeç
Lavdërim Lamaj i quajtur “tullaci” 38-vjeç
Armand Sallja njohur si Daniele, 27-vjeç
Ilirjan Aliaj  i njohur si Ilir, 37-vjeç
Dashamir Kanapari 37-vjeç
Lorens Totaj 34-vjeç

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat