Ditët e Mërgatës fillojnë në Luginën e Preshevës

Diaspora

Ditët e Mërgatës fillojnë në Luginën e Preshevës

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:56
Foto

Në kuadër të aktivitetit: “Ditët e Mërgatës” , sot filluan me takimin me përfaqësuesit e Shoqatave të Bashkësive Lokale, që veprojnë në shtete të ndryshme të Evropës Perëndimore.
Qëllimi i takimit me përfaqësuesit e Shoqatave ishte njoftimi më i afërt, vendosja e komunikimit dhe bashkëpunimit mes Shoqatave, si dhe sinkronizimi i aktiviteteve e projekteve të tyre me Komunën e Preshevës, e tëra kjo në rrugë institucionale.
“Komuna e Preshevës të gjitha Shoqatave u ofroi bashkëpunim të sinqertë në suaza profesionale, ku projektet dhe aktivitetet e tyre do të realizohen në mënyrë të përbashkët, me mbështetje të Komunës sonë”, thuhet në njoftimin e kryetarit Shqiprim Arifi.
Ai ka shkruar se : “Tek bashkatdhetarët tanë u vërejt një entuziazëm i lartë për të kontribuar sa më shumë në vendlindjet e tyre”.
Si konkluza të takimit u nxorrën:
– Mbajtja e takimeve të rregullta vjetore me rastin e pushimeve verore.
– Inicimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes Shoqatave të vendbanimeve të ndryshme mes vete, si dhe bashkëpunimi institucional me Komunën e Preshevës.
– Vendosja e sinergjisë mes Shoqatave dhe Komunës së Preshevës
– Realizimi i së paku një projekti vjetor të përbashkët i të gjitha Shoqatave
– Intensifikimi i komunikimit dhe bashkëpunimit me Bashkësitë Lokale
– Prezenca mediale
Kjo formë e komunikimit dhe bashkëpunimit tani e tutje do të bëhet në mënyrë tradicionale dhe të institucionalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat