Goditet rrjeti shqiptar i heroinës në Itali

Diaspora

Goditet rrjeti shqiptar i heroinës në Itali

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:47
Romë

Policia italiane tha se goditi një grup kriminal shqiptar i cili akuzohet se importonte sasi të mëdha kokaine nga Holanda në kryeqytetin italian, Romë.

Policia tha se ka kryer 9 arrestime së fundi ndërkohë që numri i përgjithshëm i të arrestuarve gjatë gjithë procesit hetimor për këtë aktivitet është 17 persona.

Sipas policisë italaine janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kokainë,arme dhe materiale me të cilat realizohej transporti drogës. Në krye të grupit të trafikut, sipas policisë, ishte Lulzim Daiu, i cili sipas policisë italiane shihet si përgjegjës për drejtimin dhe organizimin e importeve, koordinimin e marrëdhënieve midis transportuesve të drogës jashtë vendit dhe korrierëve përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen në Itali.

Policia italiane tha se droga nga Hollanda transportohej në Itali me makina të modifikuara, magazinohej në disa zona dhe më pas shpërndahej në zonat e njohura të përdorimit të llojeve të frota të drogës në kryeqytetin Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat