Pamje të rënda: Momenti ku kamioni i cili drejtohej nga shqiptari përplas për vdekje dy punëtorët e rrugës

Diaspora

Pamje të rënda: Momenti ku kamioni i cili drejtohej nga shqiptari përplas për vdekje dy punëtorët e rrugës

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 13:36
Pamje nga video

Një shqiptar 62 vjeçar, banues në Itali, është bërë shkaktar i një aksidenti me pasojë vdekjen e dy punëtorëve.

Shqiptari drejtonte një kamion kur është përplasur me një kantier ndërtimi në autostradën A14, në Borgo Panigale, duke shtypur dy persona që punonin në rrugë në atë moment, raportojnë mediat italiane.

Viktimat janë Antonio Pizzutelli, 38 vjec, dhe Salvatore Vani, 46 vjec, të dy banues në provincën e Frosinone.

Sipas Policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë kamionisti, i cili po hetohet për akuzën “aksident me vdekje” dhe po i nënshtrohet disa ekzaminimeve për të evidentuar nëse ka qenë i alkoolizuar në momentin e aksidentit.

Emri i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat