Shqiptari godet dy punëtorë italianë për vdekje

Diaspora

Shqiptari godet dy punëtorë italianë për vdekje

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 22:10
Ilustrim

Një shqiptar 62-vjeçar banues në Itali, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e dy punëtorëve.

Shqiptari drejtonte një kamion kur është përplasur me një kantier ndërtimi në autostradën A14, në Borgo Panigale në Bologna, duke shtypur dy persona që punonin në rrugë në atë moment.  Viktimat janë Antonio Pizzutelli, 38 vjec, dhe Salvatore Vani, 46 vjec, të dy banues në provincën e Frosinone.

Sipas Policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë kamionisti, i cili po hetohet për akuzën “Aksident me Vdekje” dhe po i nënshtrohet disa ekzaminimeve për të ditur nëse ka qenë i alkoolizuar në momentin e aksidentit. Emri i shqiptarit nuk është bërë ende i njohur. Sipas mediave italiane Salvatore Vani ishte njeri i njohur për Italinë, pasi pritej të shpallej “Qytetar i Parë” në bazë të votave të të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat