U kapën në serën e kanabisit, shqiptarët para gjykatës në Britani: Jemi të pafajshëm!

Diaspora

U kapën në serën e kanabisit, shqiptarët para gjykatës në Britani: Jemi të pafajshëm!

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:14
Channel Street në Galashiels

Dy shqiptarë kanë dalë para gjykatës si administratorë të një sere kanabisi në Galashiels, që vlente 150 mijë paund.

Mirjan Kastrati, 30 vjeç dhe Korab Halilaj, 22 vjeç, janë akuzuar për kontrollin e drogës dhe prodhimin e kanabisi.

Fermën apo serën e kanabisit e kishin ngritur sipër një dyqani në Channel Street në Galashiels në prill.

Policët gjetën 700 bimë kanabisi gjatë kontrollit të apartamentit.

Kastrati dhe Halilaj thanë se ishin të pafajshëm kur u paraqitën në Gjykatën e Selkirk më 6 gusht. Të dy janë mbajtur në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat