Shoferi shqiptar aksidenton një grup çiklistësh të mitur, vdes 14-vjeçari - Bota Sot
Shoferi shqiptar aksidenton një grup çiklistësh të mitur, vdes 14-vjeçari

Diaspora

Shoferi shqiptar aksidenton një grup çiklistësh të mitur, vdes 14-vjeçari

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 44-vjeçar shqiptar është  përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Karavomylos të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 14-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, 8 gusht.

Makina që drejtohej nga shtetasi shqiptar, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta, duke plagosur rëndë një fëmijë 14-vjeçar, i cili pak pas aksidentit ndërrroi jetë në spital.

Grupi i fëmijëve me biçikletë përbëhej nga pesë çiklistë dhe kishte fenerë dhe dritat e pasme. Makina që shkonte në të njëjtin drejtim ra me shpejtësi mbi ta.

Sipas një raporti LamiaReport, shoferi 44-vjeçar raportohet se i pa fëmijët në minutën e fundit, por ishte me shpejtësi të madhe.

Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe ra ndjeshëm në biçikletën e dytë dhe goditi të tretin.

Si rezultat, njëri prej fëmijëve u plagos rëndë ndërsa vëllai i tij binjak dhe një shok tjetër bashkëmoshatar shpëtuan.

Babai i viktimës, një mjek i njohur, nxitoi për tek fëmija i dëmtuar. Ai së bashku me personelin mjekësor bënë çmos për ta mbajtur në jetë por nuk arritën dot për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë i mituri.

Drejtuesi shqiptar i automjetit, ndërsa iu mor dhe gjak për testin e alkoolit.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...