“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, dënohet 21 vjeçari shqiptar në Britani - Bota Sot
“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, dënohet 21 vjeçari shqiptar në Britani

Diaspora

“Shes kokainë sepse anglezët e duan”, dënohet 21 vjeçari shqiptar në Britani

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:17
R.Toska

BBC raporton se një shqiptar, shpërndarës droge, i cili pranoi se shiste kokainë sepse “anglezët e duan”, është dënuar me burg. R.Toska, 21 vjeç, është dënuar me 30 muaj heqje lirie pasi në muajin korrik u gjet me një sasi kokaine që kushtonte £850, dokumenta të falsifikuara dhe kishte hyrë në Britani ilegalisht.

I riu shqiptar kishte hyrë në territorin britanik ilegalisht me kamion, në dhjetor të 2018-ës, dhe në Swavesey, Cambridgeshire, përdorte një patentë me identiteti italian, “Maurizio Conti”.

Në momentin kur u arrestua, Toska ka deklaruar për policët: “Shes kokainë sepse anglezët e duan kokainën.”

Ai ka treguar se kishte paguar £8,000 për të hyrë në Britani dhe për të shlyer borxhin kishte pranuar të punonte si shpërndarës droge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...