Ekstradimi i Gentian Dodës, Daily Mail: Vrasësi shqiptar hyri dy herë ilegalisht në Angli - Bota Sot
Ekstradimi i Gentian Dodës, Daily Mail: Vrasësi shqiptar hyri dy herë ilegalisht në Angli

Diaspora

Ekstradimi i Gentian Dodës, Daily Mail: Vrasësi shqiptar hyri dy herë ilegalisht në Angli

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 23:52
Gentian Doda

Gentian Doda, 41-vjeçari shqiptar i arrestuar në Angli është ekstraduar drejt vendit tonë pasi akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri, duke i dhënë atij 30 000 euro me qëllim ndryshimin e vendimit të gjykatës, e cila e kishte dënuar me 20 vite burg.

Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull Dodës sipas të cilëve ai ia kishte dalë të futej dy herë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekstradohet nga Anglia në Shqipëri i shumëkërkuari Gentian Doda, personi që dyshohet se ka korruptuar gjyqtarin e Apelit në Tiranë Shkëlqim Miri, duke i dhënë 30 mijë euro me qëllim ritifimin e lirisë.

Doda ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin në këmbim të uljes së dënimit ndërsa ekstradimi i tij ka shkaktuar një termet për autoritetet britanike.

Sipas prokurorisë ka rezultuar se në këmbim të ryshfetit, gjyqtari Miri, në vitin 2016 ka ndryshuar veprën penale 41-vjeçarit, duke i ulur atij dënimin me 20 vite burg për një vrasje të dyfishte në vitin 1997 në Burrel.

Pas këtij vendimi, në 7 Korrik të vitit 2017, Doda fitoi lirinë, duke dalë nga burgu. Në po këtë vit në nëntor gjykata e krimeve të rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë” .

Gjatë asaj kohe në pranga u vu edhe gjyqtari Shkëlqim Miri me akuzën e korrupsionit, pasi kontrolli në banesë i gjeti një shumë e konsiderueshme parash, të cilat u sekuestruan nga Prokuroria. Një vit më vonë ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg nga Shkalla e Parë me akuzën e korrupsionit, por pas apelimit përfitoi ulje të dënimit duke fituar më pas lirinë.

Ndërkohë mediat britanike i kanë kushtuar një artikull të plotë Dodës, ku sipas tyre ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas ndalimit të parë Doda u depërtua dhe iu konfiskua pasaporta e tij, ndërsa katër vjet më vonë, pasi kishte paguar ryshfet për gjykatësin shqiptar, ai rifitoi lirinë dhe hyri përsëri në Mbretërinë e Bashkuar ku qëndroi edhe për dy vite të tjera. Në artikullin e saj, Daily Mail, shkruan se 40-vjeçari Doda, 40 është pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...