U kap me gjysmë kilogramë kokainë, prangoset muratori shqiptar në Itali

Diaspora

U kap me gjysmë kilogramë kokainë, prangoset muratori shqiptar në Itali

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:18
Ilustrim

Një shqiptar në Itali ndalohet me drogë.

Mësohet se shqiptari, që punonte si murator është arrestuar në Xhenova me gjysmë kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar është Roland Barkaj, 35-vjeç.

Ai u arrestua në flagrancë teksa po dilte nga apartamenti.

Gjatë kontrollit policia i gjeti 4 mijë euro, para që mendohet se i kishte siguruar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën edhe mjete të tjera që përdoreshin për paketim dhe rregullim në sasi të vogla të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat