Prokurori i përgjithshëm italian: Mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare

Diaspora

Prokurori i përgjithshëm italian: Mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 08:49
Nicola Gratteri

Prokurori i përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, parashikon që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.

Deklaratën Gratteri e ka bërë në një intervistë dhënë për një media zvicerane, teksa jep të dhëna për lidhjet e Ngraghetas dhe grupeve kriminale në këtë vend.

I pyetur për lidhjet dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, prokurori Gratteri parashikon se mafia e së ardhmes është ajo shqiptare.

“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Evropën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare,” thekson prokurori, duke e bazuar këtë qëndrim të tij me nivelin e lartë të korrupsionit në këtë vend. “Grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e tyre i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut evropian të kokainës”, tha Gratteri.

Ai shton se grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me Ndranghetan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat