Për heroin e rezistencës kombëtare

Diaspora

Për heroin e rezistencës kombëtare

Nga: Nga Moza Boletini Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:27

Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të heroit të rezistencës kombëtare, shkrimtarit, poetit e Mandelës shqiptare Adem Demaçi nën kryesimin e  Shoqatës "Atlantiku" u organizua në "Royall Regency" Hotel në New York, një ceremoni përkujtimore me pjesëmarjen e komuniteit shqiptar në SHBA. Të pranishëm ishin Misioni diplomatik shqiptar, gazetarët Beqir Sina, Halil Mula, Adem Belliu, studentë, përfaqësues shoqatash në Amerikë, e ftuar gjithashtu ishte edhe Organizata e Gruas "Hope & Peace" me zonjat Drita Çarçani, Maria Rezaj, Janulla Rrapi, Gazmenda Tapia, unë si autore e këtij materiali etj.

Nga Michigani kishin udhëtuar gazetari dhe aktivisti i palodhur Luigj Gjokaj, ish i burgosuri politik në Mal të Zi në vitin 2006 nga forcat serbo- malazeze Rrok Dedëvukaj....

Aktivitetin e hapi përfaqësuesi i Shoqatës "Atlantiku" - Shefki Mexhuani dekoruar së fundi nga Presidenti Hashim Thaçi. Moderoi programin studentja shqiptare - amerikane Jona Muhadri. Kumtesa me rëndësi historike u mbajtën nga shkrimtari dhe gazetari Gjekë Gjonlekaj, profesori i Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë - Besim Muhadri, aktivisti Rrok Dedëvukaj, gazetari Luigj Gjokaj, veterani UÇK dhe zëdhënësi i Batalionit "Atlantiku" Ukë Lushi....

Organizatorët e këtij takimi deklaruan se së shpejti do të ngrihet në New York një memorial kushtuar figurës së patriotit dhe heroit tonë kombëtar Adem Demaçi.  

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat