Përfundoi shkolla verore për nxënësit nga diaspora - Bota Sot
Përfundoi shkolla verore për nxënësit nga diaspora

Diaspora

Përfundoi shkolla verore për nxënësit nga diaspora

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, pas pesë ditëve me plot aktivitete, përfundoi me sukses shkolla verore 2019.

Shkolla verore u mbajt në Rugovë dhe morën pjesë 37 nxënës dhe mësues nga diaspora dhe Kosova.

Me aktivitete të shumta që kishin për qëllim zhvillimin e personalitetit dhe shkathtësive të nxënësve, zhvillimin e mendimit kritik e kreativ, socializimin dhe krijimin e shoqërive të reja e shumë aktivitete të tjera atraktive e sportive, nxënësit sfiduan njëri-tjetrin duke e bërë kështu shkollën verore njërën nga përjetimet më të mira të kësaj vere.

Krahas tyre, ata vizituan bukuritë natyrore, si Grykën e Rugovës e Valbonën, ku u njohën me gjeografinë dhe relievin e këtyre anëve.

Ruajtja e identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor, shkëmbimi i përvojave dhe kulturave të ndryshme, socializimi dhe krijimi i lidhjeve të reja shoqërore ishin disa nga qëllimet që u arritën falë angazhimit të të gjithë atyre që kontribuuan për realizimin e kësaj shkolle.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...