Shqiptari i shpëton dëbimit nga Anglia, shkak u bënë rezultatet e mira në shkollë - Bota Sot
Shqiptari i shpëton dëbimit nga Anglia, shkak u bënë rezultatet e mira në shkollë

Diaspora

Shqiptari i shpëton dëbimit nga Anglia, shkak u bënë rezultatet e mira në shkollë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:42
Stiven Bregu

Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu, mundi më në fund ta fitojë apelin, duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë. Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të Bristol-it, Marvin Rees, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka”.

Kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive.

Trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në kufi me Wales-in.

Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas pesë vjetësh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës.

Ishin sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të adoleshentit shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...