Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy shqiptarëve në Itali.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se dy shqiptarët janë një grua 38 vjeçe dhe një djale 28 vjeç.

Ngjarja u regjistrua në autostradën A14 Bologna-Taranto, ndërsa identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur.

Ata po udhëtonin me një makinë “Renault Clio” teksa u goditën nga një makinë “Volkswagen Passat”.

Në automjetin tjetër udhëtonin tre persona me origjinë italo-zvicerane të cilët u plagosën rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat