Mërgata nuk mund të përfaqësohet nga teket e secilit

Diaspora

Mërgata nuk mund të përfaqësohet nga teket e secilit

Nga: Binak Sylaj Më: 18 gusht 2019 Në ora: 18:24
Binak Sylaj

Dy fjalë për "përfaqësuesit" e vetëshpallur të Mërgatës apo siç e quajn ata Diasporës. 

Mërgata (Diaspora) shqiptare, veçanërisht pjesa e mërgatës nga Kosova nuk mund dhe as që guxon të lejojë të "përfaqësohet" nga njerëz të cilet mund t'i jepin një imazh të keqë Kosovës. Njerëz të cilet shfrytëzuan fonde të ndryshme gjatë luftës nga djersa e mërgimtarëve, mërgimtarë të cilet ndanin kafshatën e femijëve të tyre për t'i dalur në ndihmë Kosovës gjatë luftës. Jo, nga soji i njërëzve të tillë nuk përfaqësohet mërgata.

Por, as nga ata të cilët e shfrytëzuan Kosovën menjëherë pas lufte, si këshilltar politik nga mërgata, të cilët deri më atë ditë jetonin nga ndihmat sociale në vendet ku jetonin. 

Mërgatën tonë nuk mund ta përfaqësojnë njerëz të cilët gjatë luftës shfrytëzuan donacionet që u jepshin për të ndihmuar popullin e Kosovës nga shoqata dhe asosiacionet të ndryshëm, dhe çfarë bënin ata?! I shisnin ato!!!

Gjithëashtu mërgatën tonë brilante nuk mund ta përfaqësojnë njerëz që kanë të kaluar kriminale, qofshin ata të cilet ishin të dënuar më kushtë apo edhe më burgë. Për aktet e tyre qyqare të niveleve të ulta, qofshin ato për rrahje, therje apo edhe vrasje. Nuk përfaqësohet mërgata nga njerëz të cilët nuk kishin deri me tani asnjë sukses, qoftë edhe një sukses për veten e tyre apo të familjeve të tyre, e lëre për interesin e mërgatës, apo tani, kinse për interesin e qytetarëve të Kosovës në politikëbërje. Mërgata posedon potencial të jashtëzakonshëm njerëzore, intelektuale dhe patriotike. Mërgata është fuqia e vetme ekonomike për mirëqenien familjare. Pa mërgatë nuk kemi familje, e pa familje nuk kemi as atëdhe e as komb. Prandaj, familjet, atëdheu e kombi duhet mbrojtur e përfaqësuar nga njerëz të pastër që kanë dinjitet.

Zot bekoje Kosovën, qytetarët dhe mërgimtarët e sajë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat