Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi, me 1.1 kg kokainë të pastër - Bota Sot
Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi, me 1.1 kg kokainë të pastër

Diaspora

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Greqi, me 1.1 kg kokainë të pastër

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Portin e Thassos në Greqi, pasi gjatë kontrollit në automjet ai kishte 1.1 kg kokainë të pastër.

Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptari tentoi që t'i shmangej kontrollit të Autoritetit Portual, por nuk ia arriti qëllimit.

Shqiptari ndodhej në makinë bashkë me një shok të tij 29-vjeçar. Në momentin kur u pikas nga autoritetet e portit, i riu shqiptar rriti shpejtësinë e makinës duke goditur një tjetër mjet në port, por më pas u ndalua nga policia.

Më pas policia zhvilloi kontrolle në tre shtëpi në Kavala të përdorura nga dy shqiptarët. Aty u gjetën tre pako me kokainë, në sasi më të vogla.

I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...