Arrestohen dy shqiptarë në Itali, grabisnin karburante

Diaspora

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, grabisnin karburante

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane të Bolonjës. Prangosja e tyre u bë gjatë tentativës për të vjedhur në një pikë karburanti.

Shqiptarët janë të moshës 24 dhe 29 vjeç, të cilët vidhnin pikat e karburanteve, duke kërcënuar punonjësit.

Vetëm gjatë periudhës kohore 12 dhe 16 gusht, ata kishin grabitur dy herë të njëjtën pikë karburanti duke vjedhur rreth 4 mijë euro.

29-vjeçari mësohet se ka leje të regullt qëndrimi në Itali, ndërsa miku i tij sapo kishte mbërritur nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat