Në katërvjetorin e vdekjes së Akedemik Mark Krasniqi

Diaspora

Në katërvjetorin e vdekjes së Akedemik Mark Krasniqi

Nga: B.S Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:01
Mark Krasniqi

Para katër vjetësh, në fund të gusht 2015, u nda nga jeta akademik Mark Krasniqi, një intelektual dhe figurë e shquar e kombit tonë. Sot në këtë përvjetor të vdekjes kam nderin ta përkujtoj me mall mikun tim personal dhe të familjes sime, me të cilin pata shumë takime si në Kosovë, ashtu edhe në SHBA. Me të na lidhte, përveç tjersh, edhe origjina e përbashkët nga Lugu i Baranit. Sa herë vinte në SHBA, gjithherë kthehej në shtëpinë time në New York. Bisedat mes nesh ishin për Kosovën.

Kishte një përkushtim të jashtëzakonshëm për ngjarjet e Lugut të Baranit. Ka edhe një studim shkenëcor për këtë zonë Dukagjinase.
Ka qenë shumë i dhënë pas kombit dhe bashkimit kombëtar. Thoshte, një komb i ndarë, perspektivën e ka vetëm në bashkimin e tij. E donte shumë Kosovën, ndërsa me shkrimet e tij shkenëcore ka kundërshtuar tezat e errëta të akademikëve serbë ndaj shqiptarëve. 

Amaneti i tij, para se të jepte shpirt, kishte kuptimin e një thirrje të përgjithshme: "Kurrë mos hiqni dorë nga bashkimi kombëtar". Kjo ishte edhe ëndrra e Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878 dhe e intelektualëve të tjerë që pasuan këtë periudhë.

Me këto pak fjalë desha ta përkujtoj mikun tim dhe veprimtarin e kombit akademik Mark Krasniqin në katërvjetorin e vdekjes së tij.
Kujtimi për të do të jetë i gjatë dhe i përhershëm.

Harry Bajaraktari,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat