Gjendet skulptura e refugjatit nga Kosova që u zhduk në Suedi

Diaspora

Gjendet skulptura e refugjatit nga Kosova që u zhduk në Suedi

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 07:10
Ilustrim

Është gjetur skulptura e Gëzim Dervishit.

Skulptura e Gëzim Dervishit nga Drenica ishte vendosur në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptar që u vranë në luftën e Kosovës, për fëmije që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe dhe për fëmijët që u detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre së bashku me familjet.

Mirëpo, kjo skulpturë është vjetur gjatë natës së të shtunës.

Siç raportojnë mediet suedeze, kjo vepër artistike e Gëzim Dervishit që ishte e vendosur në liqenin e këtij qyteti ishte zhdukur dhe askush nuk ka parë asgjë.

Sipas “Västerbotten News”, skulptura e Gëzimit është gjetur pasditen e sotme në një kafaz shkurresh pranë lumit Skellefteå.

Në anën tjetër, policia e këtij qyteti i ka bërë thirrje qytetarëve se nëse e kanë parë dikë duke e larguar apo kanë dëgjuar diçka, të mos hezitojnë dhe të paraqiten në polici e të japin dëshmitë e tyre.

Thomas Lundgren, shef i Njësisë në Komunën Skellefteå, ka thënë për Västerbotten News, se skulptura do të kthehet në vendin që ka qenë.

“Plani është ta kthejmë atë në vendin ku ishte më parë”, deklaroi ai.

Gjetjes së saj i është gëzuar edhe vet Gëzimi.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Lajm i mirë është gjetur prapë statuja ime lajm i mirë ?????” ka shkruar vetë Gzimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat