I riu shqiptar godet gruan moldave 12 herë me thikë në bark dhe gjoks

Diaspora

I riu shqiptar godet gruan moldave 12 herë me thikë në bark dhe gjoks

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 17:15
Ilustrim

Një shqiptar ka goditur me thikë në bark e gjoks, një grua 33-vjeçare me origjinë moldave. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e gruas në zonën e stadiumit Valle Anzuca, ku ajo jetonte me motrën e saj, ndërsa autori u arrestua.

Sikurse raportojnë mediat fqinje autori i dyshuar i krimit është shtetasi shqiptar me inciale B.R., 28-vjeç.

Ai i shkoi në banesë gruas 33 vjeçare. Sipas policisë, ai kishte marrë me vete edhe thikën. Në momentin që gruaja e refuzoi, ai e ka qëlluar atë 12 herë, në gjoks dhe pjesën e barkut.

Gruaja është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që shqiptari është arrestuar dhe pritet të dalë në gjyq. Shqiptari akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat