Shqiptarja përjeton tmerr, sulmohet me acid në fytyrë nga 2 persona

Diaspora

Shqiptarja përjeton tmerr, sulmohet me acid në fytyrë nga 2 persona

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 06:35
Ilustrim

Sulmohet me acid në fytyrë një grua shqiptare në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja 39-vjeçare po i drejtohej makinës së saj në momentin që 2 persona i janë afruar me moto dhe i kanë hedhur acid në fytyrë dhe në gjoks.

Mësohet se shqiptarja 39 vjeçare punonte si prostitutë në zonën periferike të Trezzanos në Milano.

Mësohet se 39-vjeçarja ka ndjerë dhimbje të tmerrshme, teksa lënda i ka djegur një pjesë të madhe të fytyrës, qafës dhe një pjesë të kraharorit.

Ulërimat e saj kanë qenë të larta, ndersa kalimtarë të rastit kanë njoftuar shërbimet e policisë dhe autoambulancën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Pavarësisht djegieve të mëdha që ka marrë, sytë e saj nuk kanë rënë në kontakt me acidin duke i shpëtuar verbimit.

Autoritetet kanë nisur hetimet ndersa dyshohet se sulmi ka qenë i planifikuar dhe mund të ketë të bëjë me botën e trafikut të prostitucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat