Policia gjermane ndalon dasmorët shqiptarë, në makina gjenden gëzhoja, drogë dhe bomba tymuese - Bota Sot
Policia gjermane ndalon dasmorët shqiptarë, në makina gjenden gëzhoja, drogë dhe bomba tymuese

Diaspora

Policia gjermane ndalon dasmorët shqiptarë, në makina gjenden gëzhoja, drogë dhe bomba tymuese

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:54
Policia gjermane

Policia gjermane ka ndaluar në rrugët e qytetit të Hamburgut një autokolonë me makina shqiptarësh, të cilët po i drejtoheshin një dasme.

Media gjermane vë në dukje se gjatë kontrollit të këtyre makinave, janë gjetur bomba tymuese, marijuanë dhe madje edhe disa gëzhoja fishekësh.

Policia është vënë në lëvizje pasi në zonë janë dëgjuar zhurma, të ngjashme me ato të të shtënave të armëve. Me të shkuar në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash, por edhe drogë e bomba tymuese.

Policia deri më tani ende nuk ka dalë në konkluzion nëse fjala është për armë reale apo thjesht për armë jo-luftarake (frikësuese apo thjesht për zhurmë).

Autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...