Diaspora me letër të hapur ndaj Valdete Dakës dhe KQZ-së: Lërini burokracitë e turpshme e kriminale në komunikim me Mërgatën!

Diaspora

Diaspora me letër të hapur ndaj Valdete Dakës dhe KQZ-së: Lërini burokracitë e turpshme e kriminale në komunikim me Mërgatën!

Nga: A.M. Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:01
KQZ

Kryetari i Komisionit për Informim,  në Degën e LDK-së në Gjermani, Idriz Zeqiraj i është drejtuar me një letër publike kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës.

Në letrën publike të Zeqirajt, thuhet se “me keqardhje konstatojmë se Mërgata shqiptare, përkatësisht, grup-moshat, me të drejtë vote, vazhdojnë të diskriminohen dhe të provokohen, në mënyrën më të poshtër të mundshme nga KQZ”.

Zeqirajt ia ka numëruar kryetares së KQZ-së problemet me të cilat hasen mërgata shqiptare.

Letra e plotë:

VALDETE DAKA, kryetare

KOMISIONI QENDROR ZGJEDHOR  (KQZ) 

 

Prishtinë - Kosovë  

 

E nderuara Kryetare,

              

Të nderuar anëtarë të KQZ,

Me keqardhje konstatojmë se Mërgata shqiptare, përkatësisht, grup-moshat, me të drejtë vote, vazhdojnë të diskriminohen dhe të provokohen, në mënyrën më të poshtër të mundshme nga KQZ.

1) Votimi me postë, i koklavitur, i komplikuar, me ngarkime e shkarkime kompjuterike, elektronike idioteske, i pakuptueshëm, për pjesën më të madhe të mërgimtarëve, i privon ata nga ushtrimi i së drejtës për votim;

2) Afati i shkurtër për aplikim, regjistrim, pranë KQZ, burokracia e shërbimit postar, pamundëson marrjen në konsidetarë, për votimin e mërgimtarëve;

3) Falsifikimi, i qëllimshëm, i datimeve marrëse në dorëzim të aplikacionit për votim, gjithashtu, pamundëson votimin;

4) Vota e mërgimtarëve nuk ka asnjë garancion, sigurim të mbrojtjes. Shembullojmë me konvertimet masive të votave të mërgimtarëve, në rastin e zgjedhjeve të fundit komunale, në Istog, kur votat e LDK-së, ishin konvertuar e faturuar partisë-bandë AAK-së. Dhe, megjithatë, denoncimet faktike i heshti KQZ, nuk i penalizoi kriminelët falsifikatorë e vjedhës të AAK-së, duke u bërë edhe KQZ pjesë e krimit;                        

5) E vërteta është se në Mërgatë jetojnë më shumë se gjysma e popullatës të Kosovës. Andaj, Mërgata, ndër vite, ka kërkuar organizimin e votimeve në shtetet ku jetojnë. Këtë e kanë zgjidhur shumë shtete tjera;

 6) Nga komunikimet e bëra me mërgimtarët në shtetet evropiane dhe me ato tej oqeaneve: SHBA, Kanada, Australi e gjetkë, rezulton se as kësaj radhe Mërgata jonë nuk arriti, madje, as për se afërmi, të regjistrohen;

7) Prandaj, kërkojmë thjeshtëzimin e procedurës regjistruese dhe votuese, madje, të menjëhershme;

8) Kërkojmë shtyerjen e afatit regjistrues për votim, deri në datën 20 shtator 2019. Këtë duhet ta merrni shumë seriozisht;

9) Mos i prisni banditët pushtetarë aktual, të cilët, qëllimshëm, kanë vënë barriera, pikërisht, për të penguar dhe sabotuar votimin e Mërgatës shqiptare. Arsyen e dijmë të gjithë;

Përndryshe, edhe ju, anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, do të bëheni pjesë e krimit monstrum.

Lërini burokracitë e turpshme e kriminale në komunikim me Mërgatën!

Jipni përgjigje të menjëhershme në kërkesat tona legjitime.

Urojmë për mirëkuptim!

NË EMËR TË MËRGIMTARËVE,

 kryetari i Komisionit për Informim,

në Degën e LDK-së, në Gjermani

Idriz Zeqiraj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat