Përplaset kamioni me makinën, plagosen tre shqiptarë në Itali - Bota Sot
Përplaset kamioni me makinën, plagosen tre shqiptarë në Itali

Diaspora

Përplaset kamioni me makinën, plagosen tre shqiptarë në Itali

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:37
Aksidenti

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një kamioni me një Volkswagen ku udhëtonin tre shqiptarë, me moshë 20, 22 dhe 60 vjeç.

Aksidenti dyshohet të ka ndodhur gjatë një manovre parakalimi, duke bërë që makina të përplaset me kamionin.

Tre shqiptarët të cilët ndodheshin në Volkswagen, mbetën të plagosur duke u dërguar në spitalin e San Benedetto, ku dhe ndodhi ngjarja.

Përplasja ndodhi në zonën e Santa Lucia të San Benedetto, duke çuar në bllokimin e autostradës.

Dyshohet se shqiptarët ishin duke shkuar për në punë, ku si pasojë e nxitimit tentua të parakalonin kamionin, duke u përplasur.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...