Aksident i rëndë në Itali, 3 shqiptarë në gjendje të rëndë

Diaspora

Aksident i rëndë në Itali, 3 shqiptarë në gjendje të rëndë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku sërish janë protagonistë shqiptarët.

3 persona ishin duke udhëtuar me një makinë, kur janë aksidentuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Carbone drejt Marcianise. Të tre shqiptarët banonin në zonë.

Shoferi duket se ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar jashtë rruge, e duke u përplasur me shtyllat e elektrikut.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.

Të tre janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin nga shqiptarët mjekët thanë se është në gjendje të rëndë me prognozë të rezervuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat