Denojmë ashpër vjedhjen e bustit të komandantit të UÇK-së, Smajl Hajdarit

Diaspora

Denojmë ashpër vjedhjen e bustit të komandantit të UÇK-së, Smajl Hajdarit

Nga: Maxhun Smajli Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:40
SHKSHGJ “Salih Çekaj

Vjedhjen e Bustit të Komandantit të UÇK-s për Zonën e Rugovës, Deshmorit të Kombit, Smajl Hajdarit, në Shkollën Fillore “Smajl Hajdari”, në Pejë, Kryesia dhe anëtarësia e  gjërë e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Salih Çekaj”, në Pfaffenhofen, e ka përjetuar shumë rëndë.

Andaj, këtë akt të shemtuar dhe qyqar, e denojmë unanimisht, në të njëjtën kohë kërkojmë nga drejtësia, nëse ka, t'i arrestojnë autorët. Ata janë në mesin tuaj, popull. Mos lejoni të jetoni me kriminelët o, popull.

Por, ndërgjegjësohuni dhe luftoni këto akte të shemtuara. Mos lejoni të na ndëshkoj historia. Poshtë kriminelët!

Lavdi Dëshmorit të kombit, Smajl Hajdarit! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat