Drogë me vlerë 35 milion euro, shkatërrohet banda mafioze italo-shqiptare (emrat)

Diaspora

Drogë me vlerë 35 milion euro, shkatërrohet banda mafioze italo-shqiptare (emrat)

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:12
Ilustrim

Trafikuan nga Shqipëria në Itali 35 mln euro drogë, pranga 4 bosëve shqiptarë

Policia italiane e Brindizis, pas nje operacioni, që ka zgjatur për më shumë se dy vjet, ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge.

Banda me 14 persona përbehet nga shtetas shqiptarë dhe italianë.

Policia fqinje raporton se ata akuzohen për trafik kanabisi nga Shqipëria në Puglia. Kryesisht anëtarët e bandës e trafikonin drogë me gomone nëpërmjet detit sipas të dhënave nga Guardia di Fianaza.

Mediat italiane bëjnë të ditur edhe emrat e shqiptarëve të arrestuar : Vaso Mekshi, 39 vjeç, Shefik Muho, 33 vjeç, Leonard Bufi, 36 vjeç dhe Emilian Bufi, 31 vjeç.

Pjesa tjetër e të arrestuarve janë qytetarë italianë, të cilët bënin edhe transportin nëpër det të lëndës narkotike. Sipas policisë, metoda e përdorur nga trafikantët për të sjellë drogën në Itali, ishte e njëjtë me atë të kontrabandimit të cigareve.

Gjatë hetimeve operacionit për muaj të tërë janë sekuestruar 3 508 kg marijuanë, me vlerë rreth 35 mln euro. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë, gomone dhe pajisje të ndryshme.

Në Itali po zhvillohet edhe procesi gjyqësor kundër 10 të pandehurve të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Prokuroria italiane ka kërkuar dënim më të lartë për Gianfranco Contestabile, 50 vjeç, 14 vjet heqje lirie.

Contestabile rezulton se ka qenë kreu i grupit kriminal mafioz shqiptaro –italian, i cili sipas hetimeve ka drejtuar grupimin e trafikantëve të lëndëve narkotike.

Organi i akuzës ka kërkuar 8 vjet burg për Rosario Fioretti, 71 vjeç, i konsideruar krahu i djathtë i Contestabile, shkruajnë mediat italiane. Po tetë vjet burg janë kërkuar edhe për Luca Sabetta, 39 vjeç, dhe për Andrea Esposito, 54 vjeç të dy nga Brindizi.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 7 vjet burg për Shefik Musho, 34 vjeç, lindur në Shqipëri dhe banues në Arezzo. Janë kërkuar dënime më të ulëta për disa italianë të tjerë të dyshuar të përfshirë në trafik droge. Prokurori ka kërkuar dënim me 2 vjet e 10 muaj burgim edhe për 2 shqiptarët Leonard Bufi, 36 vjeç, dhe Emilian Bufi, 31 vjeç.

Arrestimet datojnë më datë 30 qershor 2017.

Dy vite më parë edhe një shqiptar, Seli Dajo u arrestua në kushtet e flagrancës, pasi ruante lëndën narkotike. Përmes përgjimeve telefonike, policia italiane zbuloi rrjetin dhe arriti ta shkatërrojë atë. Janë sekuestruar gjithsej 386 kilogramë drogë, që transportoheshin nga Shqipëria drejt Italisë, sipas raportimeve të mediave fqinje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat