Shkon për darkë në shtëpinë e nuses së ardhshme, plas sherri dhe qëllohet me thikë nga kunati

Diaspora

Shkon për darkë në shtëpinë e nuses së ardhshme, plas sherri dhe qëllohet me thikë nga kunati

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 23:46
Ilustrim

Një darkë familjare mes shqiptarësh në Itali u shndërrua në sherr me fjalosje dhe më pas me thika.

Mediat vendase shkruajnë se u desh ndërhyrja e policisë dhe autoambulancave për të shuar konfliktin.

Ngjarja ndodhi në një apartament në Asti në Itali, ku një 37-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë nga një 30 vjeçar po shqiptar, i cili do të ishte kunati i tij i ardhshëm.

37-vjeçari mori dy goditje me thikë, një në pjesën e bërrylit dhe tjetrën në pjesën e barkut duke i shkaktuar dëmtim të mushkërive, ndërsa ndodhet i shtruar në spital.

Mediat lokale italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur për arsye banale.

Ndërkaq në pranga ka rënë 30-vjeçari i cili shkaktoi plagosjen.

Mosmarrëveshja ndodhi në shtëpinë e prindërve të nuses së ardhshme të 37 vjeçarit, ndersa mësohet se ata nuk ishin të pranishëm në momentin e konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat