Shqiptari kapet me armë në lokal, ja ku e kishte fshehur - Bota Sot
Shqiptari kapet me armë në lokal, ja ku e kishte fshehur

Diaspora

Shqiptari kapet me armë në lokal, ja ku e kishte fshehur

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:55
Shqiptari kapet me armë në lokal

Policia italiane ka ushtruar kontroll në orët e vona të së premtes në lokalin e një shqiptari, në Via Leoncavallo, në Milano.

Në fillim në lokal ishte vetëm vëllai i pronarit që nuk kishte dijeni për praninë e armëve. Por pak minuta më vonë kishte mbërritur pronari i lokalit, i cili pranoi se armët ishin të tij dhe e justifikoi veten duke i thënë ka një precedent për marrjen e mallrave të vjedhura në Shqipëri dhe për t’u mbrojtur veten dhe klubin mbante armë.

Menjëherë shqiptari 42-vjeçar u vu në pranga.

Image

Policia gjeti dhe sekuestroi në momentin e kontrollit një armë kalibër Tanfoglio 9 x21, e mbështjellë në një qese plastike dhe e futur nën tubat ku rridhte uji i makinës së kafesë. Gjithashtu u gjet një armë tjetër , e cila pas ekspertizës rezultoi se kishte realizuar 7 të shtëna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...