Disa fjalë nga perspektiva e gyrbet’qares

Diaspora

Disa fjalë nga perspektiva e gyrbet’qares

Nga: Sabahate Byci Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:37
Sabahate Byci

 „Unë në mes meje dhe vetes sime“, citat i im i dedikohet  Mërgatës,

sipas motos së një anekdote  të qytetit tim të Lindjes Gjakovës, e që thotë;

“O Fetah, a je me ne a me ata?!“

Sabahate Byci

GjakoShqiptareGjermane Shkrimtare,Piktore e pavarur,

Publiciste e Analiste e lirë

Unë i kam edhe 2 citate që po iu tregoj  në formë të fotografisë me Logo citati në të, që me këtë artikull po iu dërgoj në gjermanisht pra në gjuhën e vendit ku jetoj dhe ku çdo moment të jetës sime i lutem Zotit, Me gjithë respektin që kam ndaj këtij vendi - që këtu të mos vdes, sepse përveç lukthit-barkut të mbushur e ndihmës që ju kam bërë Familjarëve të mi (e që tani, mendoj  edhe tek të shumica e të afërmve të juaj - juve nga Gyrbeti - këto ndihma kanë gjuajtur në harresë)

e gjithë qenia e ime,ani pse me të gjitha forcat e mija, kam punuar, kam studiuar dhe me Familjen time të vogël ( tani Faleminderit ZOTIT të madh ) me shumë mundim dhe SHUM SHPEJTË ME PUNË E MORAL TË PASTËR NJERZORË NË TË GJITHA AKTIVITETET E JETES JAM/JEMI INTEGRUAR.

Pra, kjo qenie e imja po vuan për “PESHË GURI“- PESHË TË CILEN VETËM VENDI KU KE LINDUR TA FALË DHE E CILA PO MË VENITET nga mungesa e ime - tërë kohën, gjitha ato vite që nuk jam aty ku më ka lindur Koka - dhe kur e “takoj“ të gjorën, pra „PESHËN TIME TË GURIT“  kur vij a shkoj a si ta definoj, nuk po di as vet - në pushime,

Sa ora vjen, me përqafon më shtrëngon shumë dhe me zë të ulët më pëshpëritë në vesh, më thotë;

-„Pse ike e më le vetëm?!!“  dhe çil e mbyllë sytë, ikë, shumë shpejtë ikë, në një formë rrapide largohet nga unë, dhe unë mbetem si e shtangur dhe e hutuar me mendimet pse më iku kaq shpejtë dhe e hidhëruar pesha e ime e gurit! Pse shkoi?

Dhe pas pushimit që më kalon shumë shpejtë, si përmendësh, kthehem tek vendi ku jetoj, ku urna e ime ka peshë sa balonat plastik, të cilëve vetëm një maje gjilpëre iu nevojitet dhe hoplahop  me një nano shpejtësi edhe kjo peshë këtu më tretet në ajër.

Dhe po ashtu si në pushime në VENDLINDJE edhe këtu vazhdoj Jetën time ditore përmendësh.

Dua të them se ne GYRBETQARËT në vendin ku jetojimë,d.m.th. Jashtë MËMËATDHEUT, gjithmonë jemi në kërkim të një peshe që do i afrohej PESHËS, si të GURIT TË VËNDLINDJES  SONË POR KOT pavarësisht se sa të Mençur, të Shkolluar dhe sa Inteligjent që jemi e do të jemi!

Mua më bën përshtypje rasti se kur ne kështu flasim si jashtë Atdhetarë, të gjithë Atdhetarët na drejtohen me fjalët:

-„ Ju folni se e kini kallaj, e kini punën kini pare e gjithçka, na këtu kurrgjo!“

( e përdora Dialektin tim Gjakovarë)

Jo jo o Vëllezër e Motra;

Nuk e kemi ne këtu lehtë sepse përpos të gjithave, më e rënda është që nuk jemi për të qeshur, qarë, vallëzuar, kënduar, për tu mbledhur për një bisedë që ta kënaqë zemrën si në VENDLINDJE, e ju drejtoheni nga ne prapë me fjalët;

-„ Ani kthehi pra ktu en Vendlindje, kurkush nuk pi iu nalë“

Si të kthehemi në të gjorët kur;

„NJË FAQE QË NUK PUTHET, NUK DUHET“ edhe

„SA MË LARGË SYVE,AQ MË LARGË ZEMRËS“

Janë fjalë të urta Popullore.

JU i keni dëgjuar me siguri këto Fjalë, andaj Ju lutem t‘i „ushqeni“ aq sa do të jetë e mundur gjeneratat e ardhmërisë SHQIPTARE me këso proverbash të urta, që të mos formojnë bindjen se vetëm jashtë Vendlindjes njeriu e gjen lumturinë Shpirtërore e edhe të GJITHË LE TA DIJIN SE VETEM NË VENDIN E LINDJES SË VET SHPIRTI E GJENË LUMTURINË DHE ASKUND TJETER NË BOTË.

JO JO O ATDHETARË/E TË MI/A JO - se së fundi; SHPIRTI E MBANË TRUPIN E JO TRUPI SHPIRTIN.

Sabahate Byci Gjako Shqiptare Gjermani

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat