Me iniciativën e Arif Arifit u shpëtua një jetë

Diaspora

Me iniciativën e Arif Arifit u shpëtua një jetë

Nga: Maxhun Smajli Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:32
Arif Arifaj, nga fshati Ratish i Deçanit, një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare

Humanizmi, shembëlltyrë kjo e njerëzve me shpirtë të madh, po shfaqet më së shumti tek shqiptarët jashtë atdheut. Mergimtarët, të organizuar përmes shoqatave, turnireve dhe koncerteve humanitare, por, edhe me iniciativa individuale, po shpetojnë jetë njerëzish dhe po ua kthejnë buzëqeshjen nevojtarëve.

Kohë më parë, Arif Arifaj, nga fshati Ratish i Deçanit, një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, mori iniciativën për ta ndihmuar, Haki Rrustem Bajramin (49) nga Strellci i Ulët i Deçanit, i cili vuante nga sëmundja e veshkëve.

Iniciativës së Arifit, për sigurimin e mjeteve për transplacionin e veshkës, i janë bashkangjitur 353 përsona; -prej tyre 118 nga mergata dhe 235 përsona nga Strellc i Epërm dhe i Ulët. Bashkatdhetarët kanë ofruar 12510 euro, 1670 dollar dhe 850franga. Ndërsa, banorët e Strellcit të Epërm dhe të Ulët, kanë siguruar 11758 evro, 620 dollar dhe 300 franga. Ky aksion është ndihmuar edhe nga amerikani, Vinny Olito, me 100 dollar dhe japonezi, Tai Tran, me 60 dollar. Shuma e parave të shndërruara në evro, prej 27393 evro, i janë dhënë Hakiut, me 17 gusht 2019.

Pasi shuma e parave të nevojshme është siguruar, Hakiu bashkë me të motrën etij, Timën, e cila ia ka dhuruar veshkën, i janë nështruar operacionit, në një spital të Turqisë. Operacioni ka kaluar me sukses dhe motër e vëlla janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Duke u ndjerë të lumtur për këtë akt human dhe dëshirës së madhe të motrës, Timë, për ta shpetuar vëllaun, Arif Arifaj dhe Imer Rrustem Bajrami, falinderojnë të gjithë ata që iu bashkangjitën aksionit humanitar! Një falinderim i veçantë shkon për Rrustem dhe Xhevdet Arifajn, Arion Bajramin, hoxhën e fshatit, Besim Halilajn dhe kryesuesin e fshatit, Srellc i Ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat