E rëndë në Greqi/ Shqiptarët vrasin me kazmë bashkombasin, e akuzuan se u vodhi drutë

Diaspora

E rëndë në Greqi/ Shqiptarët vrasin me kazmë bashkombasin, e akuzuan se u vodhi drutë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 08:48
Policia greke

Një 35-vjeçar shqiptar  është vrarë nga dy bashkombas të tij në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në një kamp rom në qytetin Pelasgia.

Viktima u sulmua në kamp nga dy shqiptarë pasi e akuzuan se kishte vjedhur dru.

Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari gjeti vdekjen pasi u rrah keq nga bashkombasit e tij, madje dhe u godit më kazmë në kokë.

Policia ka identifikuar dy të dyshuarit të cilët janë shoqëruar në komisariat dhe pritet të identifikohen nga dëshmitarët për arrestim.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat