Itali, kapen shqiptarët që ndihmuan bosin e mafies “Camorra” të arratisej nga burgu

Diaspora

Itali, kapen shqiptarët që ndihmuan bosin e mafies “Camorra” të arratisej nga burgu

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 16:22
Ilustrim

Një operacion top sekret i autoriteteve italiane ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin ndaj 4 shtetasve shqiptarë.

Ata akuzohen  si bashkëpunëtorë në arratisjen nga burgu i Frozinones, i bosit të mafias napoletane Camorra , Alessandro Menditi në natën e 18 marsit 2017, si dhe në planin e mbetur në tentativë për arratisje, të shqiptarit Ilirjan Boci.

Alessandro Menditi njihej ndryshe si kasapi i Kamorrës. I dënuar me burg deri më 2026.

Hetimet e nisura më 2017 ne anë të përgjimeve ambientale, telefonike e si dhe të telekamerave të sigurisë brenda strukturës së burgut kanë zbardhur identitetin e 4 shqiptarëve, të cilët kishin organizuar fazën përgatitore të planit të arratisjes duke zgjedhur si bazë operative një banesë në qytezën Artena, mjaft pranë burgut të Frozinones.

Hetimet zbardhën se i burgosuri shqiptar Ilirjan Boci me anë të disa aparateve celularë që kishte mundur ti fuste në qeli, porosiste 4 shqiptarët për të gjitha materialet e instrumentet e nevojshme në realizimin e arratisjes së tij  dhe të bosit mafioz Alessandro Menditi.

Arratisja e italianit zgjati veç një javë. Më 25 mars 2017 ai u arrestua në komunën Recale, vendlindja e tij.

Ndërsa shqiptari Ilirjan Boci nuk mundi të arratisej nga burgu e plani i tij mbeti në tentativë. Gjatë hedhjes me litar nga muri i burgut i lartë 7 metra , ai pësoj frakturë në kolonën vertebrale e u arrestua menjëherë nga policia e burgjeve.

Shqiptari Ilirjan Boci e mafiozi Alesandro Menditi ishin shokë në të njëjtën qeli në burgun e Frozinones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat