Po shoqëronte djalin në shkollë, përplaset për vdekje 55-vjeçarja shqiptare - Bota Sot
Po shoqëronte djalin në shkollë, përplaset për vdekje 55-vjeçarja shqiptare

Diaspora

Po shoqëronte djalin në shkollë, përplaset për vdekje 55-vjeçarja shqiptare

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:41
Greqi

Ditën e sotme, në Zakynthos, Greqi, një 55-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, ku teksa po dërgonte fëmijën e saj të mitur në shkollë është përplasur për vdekje nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Mësohet se djali është në gjendje të mirë fizike (nuk ka pësuar lëndime), por i tronditur nga skena e humbjes së jetës së të ëmës, arsye përse ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

Mediat greke bëjnë me dijeni se mjeti po drejtohej nga një  shtetase greke 30-vjeçare, e cila në momentin e  përplasjes është larguar me shpejtësi, për t’u arrestuar pak minuta më vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...