Itali, gjendet i vdekur studenti shqiptar

Diaspora

Itali, gjendet i vdekur studenti shqiptar

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:39
Itali

Një student shqiptar 20 vjeçar është gjetur i vdekur në një parking të mbyllur  në qytetin e Xhenovas, në Itali.

Parkingu ndodhet në afërsi të stadiumit të qytetit  e mjaft pranë rrugës Europa.

Trupi i studentit mes një pellgu gjaku, u gjet nga një grua e cila lajmëroi menjëherë forcat e rendit e ndihmën mjekësore.

Hetimet e para kanë zbardhur se 20 vjeçari shqiptar është hedhur nga një lartësi 5-6 metra pasi ka kapërcyer një rrethim telash me gjemba.

Ende nuk dihen motivet e vdekjes e autoritetet italiane po hetojnë në disa pista me dyshimet se mund të jetë një vetëvrasje, një rrëzim aksidental ose dhunim nga persona të tjerë.

Do të jetë autopsia që do të mund t’i jap përgjigje kësaj ngjarje të rëndë.

Studenti shqiptar banonte në lagjen Teglia të Xhenovas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat